Periudha e Mërkurit retrograd në shenjën e Bricjapit do të zgjasë nga 29 dhjetori 2022 deri më 18 janar 2023. Kjo nuk është një periudhë për të nisur diçka të re, por për të zgjidhur problemet dhe për t’u pajtuar me të kaluarën.
Jini të përgatitur për vonesa frustruese dhe komunikim të dobët ose të ngadaltë. Duke qenë se zhvillohet në shenjën e Bricjapit, do të ndikojë në karrierë. Mënyra më e mirë për të luftuar retrogradën e Mërkurit në Bricjap është të qëndroni të fokusuar dhe të mos bëni panik kur lindin probleme.
Retrogradi i fundit i Mërkurit në vitin 2022 do të prekë më shumë këto 4 shenja të zodiakut:
Dashi
Gjatë retrogradit të Mërkurit, do të vendosni synime të reja në karrierë. Vonesat që vijnë me këtë tranzit nuk janë ideale, por ato do t’ju japin një mundësi për të rimenduar dëshirat tuaja për vitin e ardhshëm. Pra, merrni kohë për të dalë me një plan konkret. Kjo lëvizje retrograde është ideale për ju që të mendoni se ku po shkoni në një nivel profesional.
Gaforrja
Gaforret do të inkurajohen të hedhin një vështrim më të thellë në marrëdhëniet intime. Mund të ketë edhe konflikte me partnerin. Edhe pse do të shkaktojë keqkuptime, Mërkuri retrograd do të testojë edhe forcën e komunikimit tuaj me partnerin.
Peshorja
Mërkuri lëviz në mënyrë retrograde në shtëpinë dhe familjen tuaj dhe kjo do të nxisë biseda të rëndësishme me të dashurit. Komunikimi i gabuar mund të ndodhë gjatë kësaj periudhe, ndaj bëni kujdes se si shpreheni.
Bricjapi
Me afrimin e fundit të vitit 2022, do të rishikoni qëllimet dhe ambiciet tuaja, por lëvizja retrograde e Mërkurit mund të çojë në një imazh të gabuar për veten dhe në ngadalësimin e komunikimit me mjedisin. Përqendrohuni në punën tuaj në vend që të ndani planet me të tjerët.
Në fund të kësaj periudhe do të zgjidhni disa dyshime të mëdha.
/e.d