Sot të ftuara në emisionin “Pardon My French” në krahë të Jonida Aliçkollit kanë qenë në bashkëprezantim Lei Kraja dhe opinionistja e re e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari.
Një intervistë mjaft interesante dhe shumë e veçantë. Lei ka zbuluar arsyen se pse ajo nuk do të jetë pjesë e këtij edicioni të “BBV” ndërkohë që edhe gazetarja, Zhaklin Lekatari ka treguar gjithçka rreth karrierës së saj dhe eksperiencës së re në spektaklin e madh të “BBV”.
Në lidhje me banorët e këtij edicioni Zhaklina ka treguar se:
Të gjitha karakteret që kanë hyrë janë personazhe që vendosin pikat mbi ‘i’ dhe që kanë një qëndrim dhe që e mbrojnë pozicionin e tyre. Duke pasur kaq shumë protagonistë sigurisht që secili menjëherë do të tregojë atë zonën e fuqisë. Në javën e parë do mundohen të japin maksimumin.
Kush janë më të fortë ‘team girls’ apo ‘team boys’?
Po të shikojmë vajzat janë më të reja në moshë djemtë janë më të vjetër në moshë, pra kemi dy gjenerata të ndryshme. Këtë ‘gjenerata të ndryshme’ nuk e them për diferencën e moshës por e them për diferencën e perceptimit të jetës por edhe jetës dhe imazhit në televizion. Unë do të doja që sivjet “Big Brother”-in ta fitonte një grua dhe nuk e di pse vajzat këtë vit më duken shumë të gjalla, ambicioze, luftarake që e shohin veten në nivel makro me strategjinë që çfarë do të bëj kur te dal nga këtu nga ky “BBV”. Janë të gjitha vajza të shkathëta, vendosin pikat mbi ‘i’, nuk kanë frikë nga debati dhe nuk kanë frikë të thonë atë që mendojnë dhe të jenë të sinqerta. /TAR
/e.d