Stresi ka rrëfyer se ish-bashkëshortja e tij, Keisi është diagnostikuar me kancer. Ai rrëfeu në shtëpinë e BBVK, se Keisi ka dy tumore në kokë, ngjitur me njëri-tjetrin.
Reperi u shpreh se sëmundja që vuan ish-partnerja e tij e “vret çdo natë” dhe se i k mbetur brengë në shpirt.
“7 vite në shtëpi më ka mbajt, me probleme, me të mira. Ekstremisht e fortë, ka dy tumore. Ish-bashkëshortja ka dy tumore në kokë, ngjitur me njëri-tjetrin, ajo më vret çdo natë. Ndaj flas për të, më ka mbetur breng në shpirt. I ka dy në kokë ngjitur”, tha ai, duke mos dhënë shumë detaje rreth sëmundjes së saj.
Keisi dhe Stresi i dhanë fund martesës pas disa uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënien e tyre.
Ata u ribashkuan disa herë, por nuk arritën që ta shpëtojnë martesën. Keisi jeton në Kanada, ndërsa reperi në Shqipëri.
/e.d