Legjenda e futbollit, Johan Cruyff vazhdon të luftojë me kancerin. Ish ylli i Barcelonës ka folur për herë të parë në lidhje me kancerin duke dhënë sinjale pozitive.
“Nuk jam keq. Nëse do ta lidhja me futboll, aktualisht jam sikur të isha në fushë duke fituar 2-0 në pjesën e parë. Por nuk e di se si do të përfundoj ndeshja. Ndihem i gjallë dhe i fortë nga përkrahja që kam marrë nga të gjithë. Nuk e di se sa e gjatë dhe e vështirë do të jetë kjo rrugë, por aktualisht janë shenjë pozitive” ka thënë Cruyff.