Një rënie masivi gurësh dhe dherash ka bllokuar rrugën që lidh njësinë administrative Grykë-Çajë me qytetin e Kukësit.
Mësohet se rënie e gurëve ka ndodhur dje pasdite, por akoma nuk është bërë asnjë përpjekje për të hequr ato dhe për të liruar lëvizjen e automjeteve.
Janë rreth 1000 banorë, të cilët janë bllokuar nga dita e djeshme. Ata i bëjnë thirrje institucioneve të marrin masa për të zhbllokuar rrugën.
/e.d