Një grua 32-vjeçare dhe një burrë 37-vjeçar janë arrestuar në burg në Turqi për torturimin e katër fëmijëve të tyre të moshës 2 deri në 10 vjeç në Bursa. Sipas mediave turke, dy prindërit akuzohen se ua kanë mbuluar gojën fëmijëve të tyre me shirit për të mos u dëgjuar teksa i rrihnin dhe i digjnin me çakmakë.
Nëna e fëmijëve, 32-vjeçarja Hana Ramadan, përveç djegies akuzohet se ka goditur dhe rrahur fëmijët. Rasti doli në dritë kur fqinjët dhe të afërmit dëgjuan britmat nga brenda shtëpisë së familjes. Një i afërm i familjes ka qenë ai që ka regjistruar torturat me celularin e tij.
Nëna e fëmijëve, të moshës 2, 5, 6 dhe 10 vjeç, pasi ia kërkoi babai. Pas arrestimit dhe paraburgimit të prindërve të tyre, fëmijët janë transferuar në strukturat sociale./m.j