“Unë mendoj se do të bëhem vetë modele dhe do të jem unë shembull për të tjerët.” Kjo është Sibela Kurti, 8-vjeçarja miss nga Durrësi.
Ndonëse e vogël në moshë, ajo i ka të qarta idetë, se çfarë do të bëhet në jetë.
“Unë kam shumë qejf të bëhem doktoreshë, ose kirurge. Që 3 vjeçe doja të isha modele”, u shpreh vajza.
“Dua shumë të jem një modele e famshme”, tha ajo më tej.
Për të realizuar ëndrrën e saj ajo po punon që tani.
Modele në dhjetëra reklama dhe fituese e një sërë çmimesh në disa kompeticione bukurie.
“Në Durrës kam fituar ‘Shoqëruesja e dytë e miss-it’ dhe ‘Fashion Model’, ndërsa në Turqi kam fituar ‘Grand Prix’, tha ajo.
Durrsakja e vogël ishte pjesë e delegacionit shqiptar në garën botërore të modelingut për fëmijë “Golden Star Kids International 2022” zhvilluar në Antalia të Turqisë.
Ajo është shqiptarja e vetme, që u vlerësua me një çmim të madh në eventimentin botëror të talenteve, ku morën pjesë 10 shtete, si: Malta, Shqipëria, Gjeorgjia, Italia, Indonezia etj./m.j