Këto janë pamjet e lokalit që u dogj gjatë natës së mbrëmshme në zonën e Brrylit në Tiranë. Zjarri i përmasave të mëdha arriti të shkrumbojë në pak minuta lokalin, ndërsa flakët janë përhapur edhe në një lokal ngjitur tij.
Sipas gazetarit Besar Bajraktaraj, lokali është shkrumbuar i gjithi për shkak të konstruktit prej druri ndërsa janë dëmtuar disa linja interneti, të energjisë elektrike dhe një semafor pranë tij.
Policia bën me dije se dy janë pistat kryesore. Zjarr i shkaktuar prej bombulës së gazit ose shkëndijë flake, megjithatë nuk përjashtohet mundësia për zjarrëvënie të qëllimshme.
Ky është rasti i tretë në pak orë, raporton gazetari, që ka përhapje zjarri prej bombulës së gazit. Një banesë dhe një fast-food në kryeqytet janë përfshirë po ashtu nga flakët.
/a.r