Shtyhet sërish procesi ndaj Arbër Paplekaj i akuzuar për vrasjen e aktivistit Pjerin Xhuvani. Ne proces do të thirren 59 dëshmitarë.
Në fund të procesit, avokatja e aktivistit Pjerin Xhuvani, Rezarta tahiraj u shpreh se:
Jam shumë e kënaqur që trupi gjykues vendosi të aprovojë kërkesën time për t’u krijuar si palë civile edhe bashkëshortja e viktimës. Në këtë betejë, në të cilën përfaqësoj të drejtat e familjarëve të viktimës është e nevojshme që të verifikohet e vërteta në çdo aspekt të saj sepse vetëm kështu mund të bëhet drejtësi e vërtetë.
Avokatja Rezarta Tahiraj përfundoi duke pohuar “në këtë proces do të duhet të vlerësohet përgjegjësia e shumë policëve që ishin të pranishëm në vrasje dhe nuk ndaluan që i afërmi i të asistuarve të mi të mos ishte vrarë. Dhe mbi të gjitha duhet të vlerësohet përgjegjësia e atij që atë ditë në Elbasan kishte mbërritur i armatosur me pistoletë dhe vrau mjekun dhe aktivistin politik Pjerin Xhuvani”. E pyetur nese do te thirren politikane ne mes 59 deshmitareve, avokatja deklaroi se do njohet me pare me emrat e tyre.
E pyetur nëse do të thirren politikanë në këtë proces, avokatja Rezarta Tahiraj deklaroi se ‘nde nuk jam njohur me listën e dëshmitarëve që të them nëse do thirren’.
/a.r