Akulli ka bllokuar banesa, biznese e ka paralizuar qarkullimin rrugor e atë ajror. Vetëm në këtë qytet numërohen 28 të vdekur. Zyrtarët thonë se shumë qytetarë kanë mbetur të bllokuar gjatë më shumë se 2 ditëve të fundit nëpër automjetet e tyre, pasi ekipet e emergjencës e kanë të pamundur t’i arrijnë. Niveli i dëborës nëpër rrugë ka arritur në mbi 20 centimetra, ndërsa temperaturat janë 11 gradë nën zero.
Bufalo është qyteti i goditur më rëndë nga ajo që konsiderohet si stuhia që njerëzit mund ta përjetojnë vetëm një herë në jetë. Presidenti amerikan Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në gjithë shtetin federal të Nju Jorkut.
Qytetarët e Bufalos ankohen se këtë situatë po e shfrytëzojnë edhe vjedhësit, të cilët kanë grabitur dhjetëra dyqane në zona ku policia e ka të pamundur të hyjë.
Me situatë të vështirë po përballen thuajse të gjithë shtetet federale të Shteteve të Bashkuara, ku për dy ditë janë shënuar të paktën 60 të vdekur. Stuhia vazhdon të mbajë të mbërthyer jo vetëm Shtetet e Bashkuara por edhe Kanadanë.
/s.f