Federata e Futbollit të Shqipërisë së bashku me 12 Federata tjera të Evropës i kanë dhënë sot mbështetjen unanime sekretarit gjeneral të UEFA-s Gianni Infantino për president të FIFA-s.
Reuters raporton se në Beograd janë takuar krerët e 13 Federatave të Futbollit, të cilët i kanë dhënë mbështetje kandidatit për president të FIFA-s, transmeton Koha.net. “Të unifikuar dhe me mbështetje unanime është përcjellë kandidatura e Gianni Infantinos për president të FIFA-s. Ekziston një bindje se ai është kandidati më i mirë për të udhëhequr trupin e qeverisë botërore të futbollit”, thuhet në një komunikatë nga Federata e Futbollit të Serbisë që udhëhoqi këtë takim. Në këtë takim morën pjesë: Shqipëria, Kroacia, Serbia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Qipro, Rusia, Rumania dhe Turqia.
Zgjedhjet për president të FIFA-s do të mbahen më 26 shkurt në Zurich.