Partizani i ka dhënë një tjetër kuptim festave të fundvitit, duke pritur në shtëpinë e kuqe fëmijët e “Qendrës Komunitare Multidisiplinare”.
Periudha është shfrytëzuar nga klubi kryeqytetas për bamirësi, për të ndihmuar personat që kanë më tepër nevojë, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm optimizmi për të ardhmen.
Fëmijët e “Qendrës Komunitare Multidisiplinare” u pritën në ambientet e kompleksit Partizani nga futbollistët. Heronjtë e fushës si edhe stafi i ekipit, u shërbyen fëmijëve drekën festive.
Nuk mund të mungonte shpërndarja e dhuratave, teksa për ta bërë edhe më të plotë festën, fëmijë dhe lojtarë zbritën në fushën e stadiumit të ri, ku zhvilluan një mini-ndeshje.
Bazuar në këtë eksperiencë të jashtëzakonshme, ku i riktheu buzëqeshjen fëmijëve, klubi i Partizanit premtoi se kjo do të jetë pikënisja për të tjera evente të këtij lloji.
Të kuqtë do ta kthejnë në prioritet prezencën në qendrat komunitare dhe në shkolla, për t’i qëndruar pranë shtresave në nevojë.
/s.f