Kostoja e riparimit të gazsjellësit Nord Stream mund të jetë të paktën 500 milionë dollarë. Kjo është përllogaritja e botuar nga e përditshmja amerikane New York Times, që citon burime teknike brenda projektit për rehabilitim.
Preventivin po e kryen vetë kompania Nord Stream AG, që kontrollohet në mënyrë indirekte nga Kremlini. Problematika kryesore ka të bëj me rezistencën që tubat e dëmtuar kanë patur në kontakt me ujin e kripur dhe presionin e madh në fundin e detit Baltik.
Kostot e mëdha dhe vështirësitë teknike që i nevojiten Rusisë për rikthimin e gjendjes së mëparshme të gazsjellësit që para luftës transportonte rreth 55 miliardë metra kub gaz drejt vendeve europiane, kryesisht Gjermanisë, po hedhin dyshime mbi autorësinë e sulmeve që e dëmtuan në shtatorin e kaluar.
Pikat ku është dëmtuar gazsjellësi Nord Stream
“Përse Rusia do të duhet të sabotonte duke bombarduar gazsjellësin e saj, dhe pastaj të fillonte planin për riparimin e kushtueshëm”, thotë artikulli i New York Times.
Dy tubacionet e gazit Rusi-Gjermani dolën jashtë funksionit në fund të shtatorit nga shpërthimet në jug të ishullit Bornholm në Danimarkë, në ujërat ndërkombëtare.
Katër shpërthimet ndodhën me një interval prej 17 orësh. Fillimisht ishte Nord Stream 2, pastaj Nord Stream 1, me një interval prej rreth 17 orësh. Katër rrjedhje me një humbje të mëvonshme të presionit në një thellësi prej 70-90 metrash.
Sipas ekspertëve, për shpërthimet u përdorën rreth 500 kilogramë eksploziv. Kampi i NATO-s vazhdon të dyshojë për Rusinë, Moska përgjigjet duke vënë në pikëpyetje SHBA-në dhe aleatët e saj.
/a.r