Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me ato që mund të ruajë ‘defteri’ i të zhdukurit të shumëkërkuar, Ervis Martinaj. I ftuar në “TPZ”, Hoxha tha se Martinaj sponsorizonte shumë njerëz, jo vetëm biznese, por edhe në fushën sociale e të kulturës. Ai shtoi më tej se Martinaj ka sponsorizuar romane, shkrimtarë dhe studime mbi traditën e kulturën shqiptare.
“Kishte sponsorizuar shkrimtarë, media, romane, studime mbi traditën dhe kulturën shqiptare. Po të hapet ndonjëherë ai defteri, nëse hapet ndonjë ditë. Nëse hapet ndonjëherë libri i tij i llogarisë, ato që kanë nxjerrë hakerat iranianë do të duken lodra kalamajsh.
Po të hapen ndonjëherë, unë kot kam parë një libër të një tjetër operatori të lojërave të fatit, një të vogël që i kërkova të ma jepte, s’jeton më ai i shkreti. Po të them që historia e Shqipërisë në këto 30 vite nuk është ajo që dimë ne,”- tha Hoxha ndër të tjera./m.j