Diten e sotme patriarkut serb Porfirio, i është ndaluar hyrja për në Kosovë, në vendkalimin administrativ të Merdarës.
Patriarku ishte nisur me makinë nga Serbia dhe atij iu refuzua hyrja në përputhje me rregulloren e Kosovës, sipas ligjit për të huajt dhe në bazë të vendimit të Qeverisë në Prishtinë.
Gjithashtu sipas mediave të Kosovës dhe atyre serbe, patriarku ka qëndruar në makinë për disa minuta në anën e kontrolluar nga policia e Kosovës, më pas është kthyer dhe është kthyer në Kurshumli.
Ndërkohë pas moslejimit të tij për të hyrë në Kosovë, ka reaguar vetë patriarku Porfirije.
Përmes një postimi në Instagram, ai është shprehur se e ka gjetur të mbyllur derën e shtëpisë.
“Si patriark shkova në selinë e parë dhe më të rëndësishme të kishës sime. Si prift shkova të jem me popullin tim në prag të festës më të gëzueshme. Si qytetar shkova në shtëpinë time, në shtëpinë time. Në shtëpi, nga momenti kur kam filluar këtë të jem në këtë pozitë, e përsëris: Kudo që kam qenë jashtë Kosovës dhe Metohisë, kam qenë në një vend të huaj, jam vetëm në Kosovë e Metohi në shtëpinë time.
Sot, dyert e shtëpisë sime janë të mbyllura për mua dhe i lutem Zotit që të zhbllokojë zemrat e atyre që i mbyllën dhe që dashuria e Krishtlindjes dhe lindja e Shpëtimtarit të prekë mendjet dhe ndërgjegjet e të gjithë njerëzve”, tha patriarku në Instagram./m.j