Një tjetër drejtor rajonal ka rënë pre e dhunës në Lezhë.
Drejtori i Postës Pjerin Çuku u dhunua gjatë kësaj pasdite nga disa persona në lagjen Gurr të qytetit të Lezhës.
Raportimet e para tregojne se z.Çuku ka marrë disa goditje dhe më pas është dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës. Vetëm pak ditë më parë u dhuna edhe drejtori i OSHEE, Edmir Perndreca në Tale.