Reshjet e dendura të borës që kanë vazhduar përgjatë bregut të Detit të Japonisë në zonat veriore dhe perëndimore të vendit, kanë vrarë 17 persona dhe kanë plagosur mbi 90 te tjere.
Qindra familje vijojnë të mbeten pa energji elektrike, ndërsa një pjesë e madhe e automjeteve mbetën të bllokuara në disa rrugë dhe autostrada. Autoritetet i kanë bërë bënë thirrje banorëve që të kenë kujdes kur largojnë dëborën dhe të mos punojnë vetëm.
Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive tha se një grua rreth të 70-tave u gjet e vdekur nën një grumbull dëbore në qytetin Nagai të prefekturës Yamagata, rreth 300 km në veri të Tokios, ku bora u arriti në më shumë se 80 cm.
Shumë pjesë të Japonisë verilindore raportuan trefishin e mesatares së tyre të borës për këtë sezon. Dëbora e madhe rrëzoi një kullë të transmetimit të energjisë elektrike, duke lënë rreth 20,000 shtëpi pa energji, megjithëse ajo u rivendos në shumicën e zonave.
Shërbimet e trenave dhe aeroplanëve u ndërprenë në Japoninë veriore dhe disa pjesë të Japonisë qendrore dhe perëndimore rregjistruan ndërprerje të trafikut.
/s.f