Një 35-vjeçar është zhdukur pasi i ka marrë rrjedha e lumit të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Frutikultura, në afërsi të Institutit.
35-vjeçari Nazmi Buçi, po kryente punime në çatinë e banesës së tij që ndodhet pranë lumit të Tiranës. Në një moment pakujdesie ai është rrëzuar dhe ka përfunduar në lum.
Drejt vendngjarjes u nisën polumbarët e repartit special RENEA të cilët kanë nisur kërkimet.
Burimet nga policia bëjnë me dije se është konstatuar zona ku ndodhet Buçi dhe sipas të njëjtave burime dyshohet se ai është gjallë dhe është bllokuar mes disa inerteve që e mbajtën mbi ujë.
Në vendngjarje ndodhet edhe një autoambulancë.