Hetime më të detajuara janë kryer në vendin e ngjarjes ku u vranë dy shqiptarët në Greqi në Nea Smyrni.
Ekipi i DIAS- ka patrulluar dhe ka kryer kontrolle në gjashtë vende të ndryshme.
Mediat greke, duke iu referuar burimeve policore, në një artikull të ditës së sotme lidhur me vrasjen e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja një javë më parë, mes të tjerash shkruan se ka dyshime se i njëjti vrasës të ketë ekzekutuar dhe dy shqiptarë të tjerë.
Konkretisht bëhet fjalë për Ari Papën, 32-vjeç nga fshati Dhiver i Sarandës, i ekzekutuar me armë zjarri teksa pinte kafe në një lokal ne “Sepolia” Athinë në maj 2021 dhe Dikenc Halilin, 39-vjeç nga Tepelena, ekzekutuar me armë zjarri në një lokal në “Agio Pavlo” Athinë në tetor 2021.
Sipas policisë të gjitha ekzekutimet kanë ngjashmëri.
Nga ana tjetër “To Vima” shkruan se ka dyshimet se urdhri për vrasjen e një javë më parë të jetë dhënë nga shqiptarë që ndodhen në burgjet e Greqisë jugore dhe që janë të dyshuar edhe me parë për ngjarje të tilla të ngjashme.
Konkretisht po hetohet roli i dy shtetasve shqiptare të burgosur, njeri i përfshirë me parë në një arratisje masive dhe tjetri një person që është hetuar nga shumë sektori të policisë, përfshirë dhe Anti-Terrorin.
/a.r