Redon Makashi ka rrëfyer një prej historive të tij të pazakonta, ndërsa është i ftuar në emisionin “Se Luan Topi”.
Ai tha se i kishte propozuar vajzës që pëlqente me një letër çamçakëzi, ku i kishte shkruar “Të dua”.
“Çamçakizat në kohën që kemi jetuar ne ishim luks”, tha Makashi.
Ai tregon se i merrte ato jashtë shtetit dhe se jo çdokush i kishte në atë kohë.
“Hapa letrën e çamçakizit i shkruajta fjalën ‘të dua’, e mbylla letrën dhe ia dhashë çamçakizin, ky ishte propozimi”, tregon këngëtari.
/a.r