Një shaka pa krip. Kështu mund të quhet tentativa e një 23-vjeçari nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili për të trembur një shokun e tij futi në një fast food krokodilin që e kishte gjetur në rrugë.
“Në vend të patateve të skuqura, gjeta në fast ffod një krokodil të gjallë “ –tha një klient.
Joshua James donte të bënte një shaka aspak të përshtatshme me shokun e tij që punonte në fast food, në resorantin Uendi në Royal Palm Beach.
“Donim vetëm të bënim një shaka për një mikun tonë që punon në fast food, sepse e dinim që ai do të fluturonte nga xhami kur ta shihte” tha James në një intervistë për NBC Neës.
Por pavarësisht shakasë, tashmë 23 vjeçari përballet me akuzën e sulmit të prookuar, shitje e paligjshme, posedim dhe transportim të paligjshëm të një aligatori për incidentin në fjalë.
James tha se e gjeti aligatorin gati 2 metra buzë rruge dhe arriti ta kapë për ta lidhur në makinën e tij.
“Kishim dalë për peshkim, po shëtisnim dhe e pamë krokodilin” tha ai.
“Pastaj idetë na erdhën njëra pas tjetrës” shtoi ai.