22-vjeçari me iniciale M.M. është arrestuar pasi ditën e djeshme ka aksidentuar në rrugë një fëmijë 3 vjeç teksa drejtonte makinën tip “Hyndai”.
Fëmija ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr mjekim të specializuar.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 12:10, në lagjen nr.1, Sarandë.
Arrestimi i 22-vjeçarit u krye nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë.
/a.r