Debatet brenda Partisë Socialiste janë tensionuar së tepërmi mes Ben Blushit dhe mbështetësve të kryemisnitrit dhe kreut aktual Edi Rama.
Në qytetin e Elbasanit, Ben Blushi i cili është deputet i zonës, ka debatuar ashpër me deputetin Taulant Balla. Gjithçka është filmuar gjatë debatit midis tyre, kuk nuk kanë munguar as tensionet me militantë të PS-së të cilët akuzuan deputetët se i kanë amshtruar për vende pune.
Në përplasjen e Elbasanit, Ben Blushi e ka akuzuar Ballën se po manipulon zgjedhjet në Elbasan, ndërkohë që Balla i është kundërpërgjigjur duke i thënë Blushit se ka dy vite që as nuk shkon në parti.
Ja debate i plotë mes Taulant Ballës dhe Ben Blushit.
Ben Blushi: Procesi i manipuluar, s’janë njoftuar anëtarët
Taulant Balla: Ke 2 vite që nuk vjen në parti
Ben Blushi: Ti shko në Librazhd, atje je deputet
Taulant Balla: Në Elbasan jam unë
Ben Blushi: Bëni deputet Bukuroshin e Saliut. Në 2007 kreu i Qarkut të PS votoi për presidentin e Saliut. Në Elbasan një kastë ka në dorë gjithçka. Kam marrë shqetësime nga socialistët e Elbasanit. Listat në kaos, të mbushura me njerëz me pushtet, që kontrollojnë gjithçka.
Ndërkohë, me Taulant Ballën ka debatuar edhe një tjetër qytetar, anëtar i Partisë Socialiste, i cili e ka akuzuar atë se e ka lënë të papunë, ndonëse i kishte premtuar se do ta ndihmonte sapo PS të vinte në pushtet. ‘Më latë papunë. Më mashtruat. Duhet të ha bukë” ka thënë ai.