“Kur flet për qeverinë flet si Saliu. Kur shan partinë e tij e shan me të njëjtan argumente si Saliu. Por Blushi është pjesë e karvanit të partisë sonë nuk është jashtë saj” Kjo është përgjigjja që deputeti socialist Taulant Balla dha në replikë me deputetin Ben Blushi në një intervistë telefonike për Ora News.
Intervista u krye menjëherë pas një tjetër inteviste telefonike me deputetin Ben Blushi.
Taulant Balla: Është një proces shumë demokratik. Ka nisur dhe do të përfundojë i tillë. Kriteri themelor ishte ai i barazisë gjinore. Në 170 delegtatët e rajonit Korçë- Elbasan do të dalin 85 gra e 85 burra. Është proces i rëndësishëm që garanton barazinë gjinore.
Ora News: Keni pasur një përplasje me zotin Blushi i cili thotë se procesi është trukuar?
Taulant Balla: Kam pasur një replikë që e kanë mbështetur të gjithë anëtarët e PS-së të Elbasanit. Ajo që mundoi Blushi të bënte ishte ripërsëritetj e telenovelës fyese të një procesi transparent. Bluishi nuk ka si ta dijë kur nuk ka qenë asnjë ditë. Unë si drejtues politik i Elbasanit kam njoftuar përmes një mesazhi telefonik të gjithë. Kur nuk vjen në Elbasan për 2 vite me radhë dhe nuk ushtron detyrën primare të deputetit…
Kur flet për qeverinë flet si Saliu, kur shan partinë e tij e shan me të njëjtat argumente si Saliu. Kjo është fyese