Vendimi i UEFA-s për ta luajtur ndeshjen Bjellorusi-Zvicër në Novi Sad të Serbisë ka ngjallur edhe reagimin e mediave kroate, të cilat e njohin mjaft mirë realitetin në Ballkan dhe i tremben faktit se ndaj lojtarëve shqiptarë mund të ketë sulme verbale dhe fizike.
Sipas “24sata.hr”, vendimi i UEFA-s është përtej çdo lloj logjike. Kjo gazetë shton se politika do të dalë sërish në plan të parë, aq më tepër që në Kombëtaren e Zvicrës janë shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
“Tportal” thekson se vendimi i UEFA-s është i pamenduar dhe i çuditshëm ndërsa bën thirrje që UEFA të tërhiqet nga vendimi për të çuar në Serbi Xhakën dhe Shaqirin pas asaj që ndodhi në ndeshjen e fundit të grupit në Kupën e Botës mes Serbisë dhe Zvicrës./m.j