Edhe pse një ndër ligjet dhe projektet më të debatueshme, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar të mërkurën ligjin për portin e Yahteve në Durrës.
Kështu është dekretuar marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe dy kompanive të huaja për ndërtimin e një porti jahtesh dhe pallate shumëkatëshe në Portin e Durrësit.
Ligji kaloi në kuvend vetëm me votat e mazhorancës, pasi u kundërshtua nga opozita si një ndër aferat korruptive më të mëdha të vendit. Madje Berisha dhe tye tijte i bene thirrje presidenti Begaj qe te mos e firmose.
Opozita akuzon Ramën se ai ka lidhje dhe interesa personale në këtë projekt, ndërkohë që projekti ka ngritur shqetësimeve edhe nga BE-ja.
Shteti shqiptar do t’i japë investitorit privat më shumë se sa 812 600 m2 truall, ndërsa një pjesë e marrëveshjes me të është sekret nga qeveria.
Dekreti i presidentit:
Dekret nr. 13886 Tiranë, më 21.12.2022 BAJRAM BEGAJ/m.j