Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ndërsa ishte i ftuar në “Zona Zero”, me gazertarin Thimi Samarxhiu, foli në lidhje me ngjarjet më të rëndësishme kriminale të viti ku ndal edhe tek rasti Dumani.
Karamuço tha se vrasësit me pagesë të cilët dolën pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, janë larguar nga Shqipëria.
“Gjatë ktij viti kanë ndodhur 43 vrasje, ngjarje të rënda kriminale, ngjarje me rrezikshmëri të lartë, ngjarje me eksploziv, të cilat ngjallën panik dhe terror.
Vrasësit me pagesë të lidhura me dëshminë e Dumanit janë larguar nga Shqipëria, nga frika e dekonspiritmit të ngjarjes”, tha eksperti.
Në lidhje me zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, Karamuço tha se do shihet në javët në vijim se pse u shoqërua dhe me ndërhyrjen e SHBA, si edhe pse u bë tensionuese gara.
“Dumani ëshë ndryshe nga Arben Kraja. Dumani është kreu i duhur i SPAK, dhe jo i radhës”, u shpreh Karamuço.
/e.d