Busti i Mit’hat Frashërit, i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë është shkatërruar gjatë natës.
Sikurse shihet nga pamjet e publikuara nga gazetari Bledi Mane, busti është thyer e rënë në tokë, ndërsa është shkatërruar edhe pallka e mermerit, e cila duket qartë se është sulmuar.
Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada, e cila u vendos në Tiranë në tetor të vitit 2018.
Busti i Mithat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të atij viti.
(Gazeta Dita)