Juristi Kreshnik Spahiu thotë se nuk mund të flasim për minoritet grek në jug të Shqipërisë, por për diasporë që kanë ardhur në Shqipëri si emigrantë.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Shqipëria i trajton pakicat më mirë se shtetasit e vet, duke u siguruar edhe më shumë të drejta se shqiptarëve.
“Si jurist kam një qasje ndryshe pwr grekët që jetojnë në Shqipëri; e para kundërshtoj atë që thotë Miço, grekët në Shqipëri nuk jetojnë në tokat e tyre etnike, por në tokat tona. Gëzojnë më shumë të drejta, se me ardhjen e Berishës në 2005 ju garantua një paketë të drejtash, duke nisur nga censusi dhe besimi fetare, gjë që nuk ndodh në Greqi. U garantoi 6 varreza kolektive të ushtarëve grekë që nuk janë as për shqiptarët në Çamëri. U siguroi marrëveshjen për demarkacionin e ujërave dhe një autonomi të gjerë me baza etnike të komunave që janë që hap mundësinë për një asosacion të komunave greke. Unë pretendoj se në Shqipëri nuk ka minoritet grekë, por diasporë. 1 mln shqiptarë në Amerikë quhen minorite apo diasporë? Nuk mund të quhen grekët e Himarës minoritet. Ata nuk janë jetuar këtu në mënyrë etnike, janë thjesht emigrantë që kanë ardhur në pronat e gjyshërve tanë dhe janë punësuar duke u respektuar”, tha Spahiu.
/a.r