Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Llogara pranë fushës së sportit rreth orës 17:00, ku 17-vjeçari Elio Hamiti u përplas me automjetin tip “Benz nga ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.
17-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kome, por gjatë natës ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
/a.r