Kryeministri Edi Rama është përplasur në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike Agron Shehaj. Përgjigja e kryeministrit erdhi pasi ky i fundit e akuzoi se qëndron pas një kompanie offshore në Holandë, e cila ka marrë inceneratorin e Tiranës. Kryeministri Edi Rama tha se ai po bën akuza penale ekstreme, që nëse do të ishin të vërteta ai do të ishte para drejtësisë.
‘Jam gjithmonë në dilemë nëse jeni idiot. Ju thatë që unë fshihem pas një offshorë në Holandë. Kjo është shumë e rëndë. Më sillni një provë. Ju ftova që ju të jepni provën dhe në të gjitha ato që thatë unë nxora përsëri dilemën time, ju jeni idiot apo bëni vetë.’– tha Rama.
Rama u ndal më gjatë në akuzat e Shehajt për inceneratorët, teksa e pyeti nëse është i vetëdijshëm pao jo për ato që thotë.
“Je idjot apo bën vetë. Unë nuk të thash je, por ngrita një pyetje. Mund të bësh vete. Por ti më thua mua kriminel sepse një kryeministër që është i fshehur offshore është kriminel. Del ai avokati i avoketërve që ta bën të bardhën të zezë të zënë të bardhë dhe thotë dashke prova ti qenke gjyqtar. Ju keni ik fare, doni të përmbysni normat më elementare të komunikimit. Ti më thua mua u kape me falsifikim në dellaware. Je i vetëdijshëm. Kompanitë jo vetëm që s’ka marrë asnjë lek, edhe gënjen, por kom ka lënë të tëra paratë që vuri garanci se ja mori buxheti i shtetit. Humbi edhe gjyqin për garanaci. Je në vete apo jo. Unë e kuptoj se kështu e ke në mëndje. U bë për të thirr urgjencën, shko bëj një skaner se s’ka mundësi ose pastaj bën vetë. Nëse bën vete ke arsyet e tua. Unë viktimën, se kam bëtë kurrë s’jam viktimë e asgjëje. Ti s’më tregon a s’ku shkollohen fëmijët e mi dhe ku është e ca bën familja ime. Askush s’ma tregon. Jeni bëtë fare, s’keni frena nuk e di si ja bëni natën. Për gjërat që fole ka një provë shumë të madhe, ka një sistem drejtësie që po bën punën e vet detaj për detaj”, tha Rama.
Debate më herët në Kuvend ka pasur edhe për votimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ku i renditur i dyti është edhe Ardian Dvorani. Oerd Bylykbashi nga PD-ja e Sali Berishës, tha se ai nuk është i denjë për të qenë anëtar i ‘Kushtetueses’, e ndërsa përgjigjen e ka marrë nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla. Ai tha se Dvorani është kampion i drejtësisë, e se opozita duhet të ketë më respekt kur të flasë për të.
Debate ka pasur edhe në lidhje me projektligjin për Vreshtarinë dhe Verërat. Deputeti i PD-së Saimir Korreshi, hodhi akuza në lidhje me ndarjen e subvencioneve për fermerët. Sipas Korreshit, nafta po ndahet vetëm për anëtarët e PD-së. Më tej deputeti demokrat tha se në mënyrë që ligji të jetë eficent duhet të ndihmohen konkretisht fermerët. Akuzave të tij ju përgjigj ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Krifca tha se ky projektligj është hartuar në bazë të problematikave të bujqësisë, por pa lënë pas edhe bisedimet me fermerët.
Gjithashtu në axhendë parashikohet të ketë një serë projekligjesh dhe aktesh normative, të cilat janë shqyrtuar më herët në komisionet parlamentare. Në seancën e fundit parlamenti pritet të votojë për emrin e Avokati të ri të Popullit, emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese si dhe zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit të Dosjeve. Për të shqyrtuar të gjitha çështjet e planifikuara në kalendarin e punimeve, seanca përmbyllëse ka nisur sot në orën 15:00, si edhe do të ketë edhe nesër Kuvend.
/e.d