Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në Shqip me Rudina Xhungën në Dritare TV shprehu besimin se në 2023 SPAK do të japë rezultatet konkrete.
Ngjela tha se sfida e kreut të ri të SPAK, Altin Dumanit është goditja e krimit dhe korrupsionit në vend.
Zoti Ngjela foli gjithashtu edhe për pasuritë kryesisht të politikanëve, për të cilat tha se nuk është një skenar i largët shpronësimi i tyre. Avokati shpjegoi se shumë prej politikanëve që ndër vite kanë mbledhur pasuri marramendëse, nuk arrijnë dot ta justifikojnë.
“Politika nuk e justifikon dot pasurinë. Dhe po nuk e justifikove, ta marrin. E ka ligji. Duhet ta justifikosh. Madje mendohet të ashpërsohet edhe më tej ky ligj. Korrupsioni shtetëror nuk ndalon dot ndryshe, pa u goditur”, u shpreh Ngjela./m.j