Pas vizitës së tij në Shqipëri, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, në një prononcim për mediat helene tha se Greqia nuk ka asnjë problem me shtetet që bashkëpunojnë me Turqinë, kur u pyet për bashkëpunimin e Tiranës me Ankaranë.
Dendias theksoi se Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj drejt Bashkimit Europian dhe se shteti grek nuk ka asnjë problem me Turqinë në vetvete, por me revizionizmin turk.
“Shqipëria të bëjë atë që është e kuptueshme, të vendoset në thelbin e fortë të familjes europiane. Dhe ne besojmë se është aty. Kjo nënkupton edhe një sërë parametrash. Këto parametra, të cilat duhet të vendosë pala shqiptare, duhet t’i shërbejnë narrativës së saj kryesore. Greqia nuk ka asnjë problem me Turqinë në vetvete, as nuk ka asnjë problem me bashkëpunimin me Turqinë.
Megjithatë, ai ka një problem të madh me revizionizmin turk, si me çdo revizionizëm. Rrjedhimisht, çdo parametër duhet që nga njëra anë t’i shërbejë idesë evropiane, nga ana tjetër të mos lejojë shfaqjen e revizionizmit në rajon”, theksoi Dendias.
Ai deklaroi po ashtu se përmes takimeve të tij në Tiranë pati mundësinë të analizojë situatën në Ballkanin Perëndimor, problemet që ekzistojnë në veri të Kosovës, por edhe marrëdhëniet dypalëshe./m.j