Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e ka cilësuar një risi procesin e Primareve që zhvilloi kjo forcë politike, në përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë në vend.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shehu u shpreh se kandidatët demokratë janë gati të përballen me ata socialistë.
Ndër të tjera, Shehu nënvizoi se më 14 maj, kur do të mbahen edhe zgjedhjet lokale, shpresohet se PD-ja do të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm.
“Ne po shkojmë në këto zgjedhje me një risi demokratike dhe pjesëmarrje të gjerë të njerëzve në përcaktimin e kandidatëve, siç janë Primaret. U mbyllën me sukses, kanë caktuar kandidatët në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, të cilët kanë filluar përgatitjet me të gjitha strukturat e Partisë Demokratike.
Po bëhen gati për t’u ndeshur me kundërshtarin politik që është Partia Socialiste dhe për të marrë, unë shpresoj, një rezultat mhaft të mirë, më të mirin e mundshëm, të opozitës shqiptare, pra të Partisë Demokratike në këto zgjedhje”, theksoi ai./m.j