Kreu i shtetit Bajram Begaj vizitoi Delvinën ku takoi kryebashkiaken e qytetit si dhe përfaqësues të biznesit. Presidenti vlerësoi Delvinën si një qytet me vlera historike.
“Delvina është një qytet me vlera në historinë e Shqipërisë, me vlera në kulturën shqiptare dhe vizita ime sot është shenjë e rëndësisë që ka ky qytet dhe kjo bashki”, ka thënë presidenti Begaj.
Begaj u drejtoi një thirrje zyrtarëve publik për të dëgjuar e zgjidhur më shumë shqetësime qytetarësh.
“Është e rëndësishme që çdo njëri nga ne që ka një detyre publike duhet që të dëgjojë qytetarin, të kujdeset për shqetësimet që ata kanë dhe natyrisht të ndikojë në mirëqënien e jetës së qyetarëve”, ka thënë presidenti Begaj.
Presidenti vizitoi gjithashtu Muzeun e Historisë dhe Etnografisë të Delvinës dhe gjithashtu realizoi një takim me një biznes të zonës në fushën e bimëve medicinale.
/e.d