Policia e Durrësit ka arrestuar 2 moshuar, pasi kanë vjedhur portofolat dhe celularët e 8 shtetasve që ndodheshin në sportelin e Spitalit Rajonal të qytetit. Sipas Policisë dy të arrestuarit të moshës 64 dhe 65 vjeç, përkatësisht nga Elbasani dhe Kuçova, kanë qenë edhe më parë të dënuar për vjedhje.
“Falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar vjedhjen e portofolave dhe sendeve të tyre personale, në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sporteli”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: N. L., 65 vjeç, banues në Kuçovë dhe N. I., 64 vjeç, banues në Elbasan, të dy të dënuar më parë për vjedhje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
/s.f