Arkitekti danez Bjarke Ingels ka shpjeguar detaje nga teatri i ri Kombëtar.
“Kam ardhur këtu për herë të parë në 2010 kur fituam garën për Muzeun e Tolerancës që nuk u realizua dhe u riktheva për të bërë Piramidën. Praktikisht ka përfunduar dhe dua të them që transformimi i këtij qyteti në mënyrë kaq thelbësore në më pak se 10 vjet është i pakrahasueshëm në qytetet europiane.
Jemi këtu që të flasim për hapjen e themeleve të Teatrit të ri Kombëtar të vendosur në zemër të Tiranës, të rrethuar nga parqe e godina publike dhe në njëfarë mënyrë e vendosur në zonën e rehatshme të lëvizjes këmbësore dhe me objekte të reja tregtare duke transformuar zemrën e qytetit. Ideja është për një godinë publike. Nga njëra anë, e gjithë pjesa e pasme i ekspozohet pjesës publike dhe pjesa e parë, jetës publiket. Skenat janë në mes që nga kati i parë deri lart, ndërtesa është e hapur dhe ngrihet për të krijuar rrugë publike. Kemi dhe një ambient të jashtëm dhe e kthejmë çatinë në hapësirë publike. Kemi bërë që edhe gjatë ditës të shohësh si lëvizin ashensorët dhe si përgatiten skenat. Nga arkitektura kemi dhe perdet e kuqe. Fasada është i kuq. Kemi gjithashtu një sërë funksionesh nacionale dhe brenda është një shpërndarje nga pjesa e parme dhe e pasme.
Kemi dhe sallën mbështetëse si dhe tapetin e kuq. Nëse shohim tek tapeti i kuq është nga hyrja dhe shkon në të gjithë godinën. Kemi 2 shkallë të mëdha që të çojnë deri në tarracë. Në hyrjen kryesore sheh parkun me Muzeun Kombëtar. Kemi pjesën e origami palosës. Kemi një seri elementësh çeliku, disa që kthejnë dhe reflektojnë zërin që krijon dhe akustikën e duhur. Kemi dhe skenën eksperimentale ku shihen veprimtaritë që duken nga jashtë dhe playbox me 350 vende që përdoret si pjesa e pasme e skenës. Godina është publike deri në tarracë. Jemi mundur të imagjinojmë një arkitekturë që shihet si makineri dhe shpalos kulturën”, tha Ingels.
/s.f