Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë për nisjen e punimeve për Teatrin e ri Kombëtar.
Veliaj u shpreh se në lidhje me këtë projekt, ka konsensus mes artistëve, por edhe arkitektëve.
Sipas tij, qyteti tanimë ka nevojë për një hapësirë të tillë.
“Sot, jemi në një situatë ku kemi konsensusin më të madh të artistëve, kemi konsensusin më të madh të arkitektëve, kemi sot një dakordësi që qyteti ka nevojë për një hapësirë të tillë, ashtu siç janë bërë hapësira fantastike, Piramida, pazari, sheshi, liqeni, stadiumi kombëtar dhe shumë vepra të tjera”, theksoi ai.
/a.r