Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është nisur për në Uashington ku pas pak orësh do të takohet me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe do t’i drejtohet Kongresit Amerikan. Kjo është raportuar nga dy burime për CNN, sipas të cilave, lideri ukrainas do të mbajë një fjalim në Kongresin Amerikan për t’i falënderuar për ndihmat e marra, por edhe për të kërkuar fonde të reja dhe më shumë armë.
Por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për vizitën e liderit ukrainas për shkak të sigurisë.
Kjo është vizita e parë e Zelensky-t në Uashington që nga pushtimi i Rusisë. Të dy presidentët do të diskutojnë “paketën e re të ndihmës ushtarake për Kievin, e cila përfshin gjithashtu raketat Patriot”, thanë për CNN burime të informuara për vizitën.
Biden do të njoftojë një ndihmë shtesë prej 1.8 miliardë dollarësh për sigurinë në Ukrainë gjatë vizitës së pritshme.
Kjo vjen në një moment që ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë një masë gjithëpërfshirëse të shpenzimeve të qeverisë që përfshin një ndihmë urgjente shtesë prej 45 miliardë dollarësh për vendin.
Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentojë mbi një vizitë të mundshme ose njoftimin e Bidenit ose njoftimet e reja për ndihmë në siguri.
/a.r