Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi u kap duke kultivuar kanabis.
Gjatë kontrolleve të kryera nga policia në një banesë në Acocks Green, Xhesi Hajdari në momentin që ka tentuar të largohet ka rënë nga çatia dhe është arrestuar nga policia.
Në banesë u gjetën 150 bimë kanabisi me vlerë 100, 000 £. Shqiptari u dënua me shtatë muaj burg, ndërsa përpara autoriteteve 22-vjeçari ka thënë: “Më falni Britanisë së Madhe dhe më fal gjykatës”.
Ai më tej ka thënë se në Angli ka shkuar për të punuar në ndërtim, dhe më pas është takuar me dy shokë shqiptarë të cilët e kanë orientuar dhe lidhur me njerëz që merren me drogë, ku edhe u përfshi.
Avokati i 22-vjeçarit ka thënë: Jeta e tij në Shqipëri është e vështirë dhe se ka vetëm nënë dhe motrën. Për shkak të përfshirjes në gjakmarrje babai dhe vëllai i tij janë detyruar të largohen nga Shqipëria. Arsyeja përse kishte udhëtuar drejt Britanisë ishte të ndihmonte familjen.
/s.f