Pas premtimit se nëse do të fitonte Bashkinë do t’i vinte tritolin Tiranës, kandidatja e Berishës Adriana Kalaja është shfaqur sërish me fjalor rruge.
Ajo shihet në këtë video duke kërcënuar shoferin e një eskavatori në sheshin ku po ndërtohet Teatri i ri Kombëtar.
“Do të të terheq zvarrë, do të të nxjerr jashtë njëherë se jam avokatja e Aleancës. Ej zbrit poshtë, zbrit poshtë ti se do të të nxjerr zvarrë. Zbrit poshtê se nuk ka shanse fare jo, ti po as njeri në botë të futet dhe të punojë. Dakord?!”, dëgjohet të thotë me kandidatja e Berishës për Tiranën.