Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht me pasojë katër të plagosur.
Mësohet se një kamion me targë AA 973 AY dhe një furgon me targë LE 9241 A, janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur 4 persona.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë si dhe shpejtësia me të cilën udhëtonin mjetet. Të plagosuri janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës ndërsa gjendja shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.