Catherine Zeta-Jones ka konfirmuar se është dashuruar me një burrë tjetër dhe se i shoqi nuk e ka fare problem këtë fakt. Këtë deklaratë aktorja 53-vjeçare e ka bërë teksa po shijonte ndeshjen finale të Botërorit 2022 me anë të një postimi në Instagramin e saj.
“Ndeshja më e mirë që kam parë ndonjëherë. Shikoni unë e mbështesë Paris Saint Germain, pse, nuk di ta them, e dua frëngjishten, madje e flas atë. Por ju duhet ta kuptoni unë e dashuroj Messin…dhe më e bukura, im shoq nuk e ka problem”, shkruan aktorja në postimin e videos ku duken lojtarët e Argjentinës teksa festojnë fitoren. Ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Catherin teksa këndon ‘ole-ole’ si një tifozee vërtetë.
Ajo ka shtuar një koment në postimin e saj ku shpreh mirënjohjen ndaj bashkëshortit të saj, Michael Douglas që nuk i ka problem posterat e Lionel Messit nëpër shtëpi. Mesa duket nuk ka telashe serioze mes çiftit që para një muaji festuan 22-vjetorin e martesës.
/a.r