Gazetarja Dorjana Bezat, ka zbuluar mbrëmjen e sotme në “Top Story” se ka informacione se ish efektivi Jeton Lami, i cili u arrestua disa muaj më parë pasi ishte kapur nga kamerat në shoqërinë e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ka dhënë dëshmi në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit.
Ajo tha se për momentin çështja e Lamit është duke u hetuar në prokurorinë e Lezhës por sipas burimeve të saj do të kalojë në SPAK.
Dorjna Bezat: Ka informacione që Lami ka dhënë një dëshmi. Mbështetjen ndaj Martinajt nuk mund ta bënte i vetëm Jeton Lami por ka pasur edhe mbështetje të tjera.
Deadline që ai vendosi është i pamjaftueshëm. Çështja e Lamit është në prokurorinë e Lezhës dhe flitet se do të kalojë në SPAK por në dijeninë time nuk ka kaluar ende./m.j