Të dhëna të reja janë zbuluar nga e shkuara e errët e Kreshnik Çerçizaj, një prej shqiptarëve të ekzekutuar në atentatin e së dielës në Athinë.
Çerçizaj mësohet se është arrestuar disa herë nga policia greke, për vepra të ndryshme kriminale si grabitje, kultivim droge apo trafik klandestinësh.
Ndërkohë që edhe 44-vjeçari Armando Ogranaja, personi tjetër i mbetur i vrarë në atentat, ka 4 precedentë penal në Greqi por jo për vepra të rënda kriminale.
Skeda kriminale e Kreshnik Çerçizaj:
-
- Arrestuar në 2008 për “Vjedhje” dhe “Shkelje të ligjit mbi emigrantët” në bashkëpunim me një shtetas tjetër.
- Akuzuar në 2012 në bazë të shenjave të gishtërinjve së bashku me dy shtetas të tjerë të paidentifikuar, për grabitje në Janine ku morën një sasi të madhe të hollash.
- Arrestuar në janar 2013 në Kalithea, Athinë, me urdhër arresti nga autoritetet shqiptare për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim me pasojë vdekje”.
- Ne korrik 2016 është arrestuar në Korinth për “kultivim bimësh narkotike” dhe ishte me masë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit”.
/e.d