Një artist i talentuar nga Kosova ka realizuar një portret të mrekullueshëm të Messit dhe Mbappe, të cilën e ka realizuar me kombinim drithërash të ndryshme. Alkent Pozhegu tha se ideja pas portreteve me drithëra ishte bashkimi i dy lojtarëve të ekipeve finale në një vepër arti.
Ai përdori kombinimin e misrit, grurit, fasuleve, farave të lulediellit dhe farave të lulëkuqes për t’i bërë të dy portretet sa më realiste. Pozhegu tha se shpresonte të shihte një lojë të mirë të dielën dhe dëshironte që më i miri të fitonte.
“Unë besoj se Messi është një gjeni i futbollit, por edhe Kylian Mbappe është një fenomen”./ Alkent Pozhegu/
Pozhegu është tashmë tre herë fitues i rekordeve Guinness për prodhimin e mozaikëve më të mëdhenj të grurit. Në vitin 2019 ai krijoi një mozaik prej 560 metrash katrorë të Presidentit të SHBA Donald Trump.
Ai gjithashtu hyri në Librin e Rekordeve Guinness kur bëri portretin e këngëtares britanike të lindur në Prishtinë, Rita Ora. Mozaiku ishte bërë me grurë, oriz, fara luledielli, misër dhe thjerrëza.
/e.d