Argjentina dhe Franca ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e madhe të Botërorit të Katarit, në stadiumin “Lusail”, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë në qiellin e Dohas trofeun e artë.
“Seleccion” do të kërkojë që ta rikthejë dhe njëherë këtë trofe, i cili i mungon që nga viti i largët, 1986, kësaj radhe me në krye Leo Mesin.
Nga ana tjetër, “Gjelat” duan të fitojnë sërish titullin për të dytën herë radhazi dhe për të tretën herë në historinë e tyre.
ARGJENTINA: E. Martinez, Molina, Romero, Otamendi, Taliafiko, Fernandez, De Pol, Mek Alister, Di Maria, Alvarez, Mesi.
Trajner: Lionel Skaloni
FRANCA: Loris, Kunde, Upamekano, Varan, T. Hernandez, Tçuameni, Rabio, Grizman, Dembele, Mbape, Zhiru.
Trajner: Didier Deshamp
/e.d