Aktualisht në Bashkinë Shkodër vijon të jenë të përmbytura 2920 hektarë. Megjithatë siç raportohet në krahasim me një ditë më parë ka një ulje të përmbytjeve prej 100 hektarësh.
Në Obot vijojnë të jenë 2 banesa me prezencë uji. Në rrugën e këtij fshati nuk kalohet pavarësisht se niveli i ujit ka rënë nga 1 metër në 50 centimetra.
Kalueshmëria bëhet vetëm me mjetet e ushtrisë. Në dispozicion janë 3 mjete të kalueshmërisë së lartë, 1 varkë dhe 7 efektivë të Forcave të Armatosura.
Po ashtu si pasojë e përmbytjeve nuk kalohet rruga Darragjat-Shirq.
/a.r