Presidenti sirian Bashar al-Assad ka premtuar se do ta rimarrë të gjithë Sirinë. Ai kështu ka thënë në një intervistë pas një ore pauzë të luftimeve në vend.
Për agjencinë e lajmeve AFP ai tha se kjo zgjidhje do të marrë një kohë të gjatë, por se ai do ta rimarrë prap kontrollin mbi Sirinë, transmeton Gazeta Express.
Më parë, OKB-ja tha se do të fillojë shpërndarjen e ndihmave për disa zona të rrethuara në Siri brenda 24 orëve të ardhshme.