Arben Pëllumbi, deputet dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, deklaroi në “Intervistë” nga Merita Haklaj, në A2 CNN, u shpreh se “tema e lëvizjeve demografike është përtej Shqipërisë”.
“Qytetarët tanë nuk ikin sepse i rrezikohet jeta këtu. Azilkërkues është dikush që i rrezikohet jeta për arsye politike. 18 000 mjekë kanë ikur nga Spanja drejt Gjermanisë, nuk besoj se jetohet keq në Spanjë. Tema e lëvizjeve demografike është përtej Shqipërisë. Por, sigurisht që qeveria duhet të bëjë politikat e veta nxitëse”, tha Pëllumbi.